0_Maqedoni.PortalPolitikë

Seanca të tre komisioneve kuvendore

 Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje ekonomike, komisioni juridik-ligjdhënës dhe Komisioni për mbikqyrje  mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje ekonomike, komisioni juridik-ligjdhënës dhe Komisioni për mbikqyrje  mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve.

Në rend dite të seancës së Komisionit për mbikqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje  të komunikimeve është Informacioni për gjendjet në Agjencinë teknike-operative – Shkup.

Anëtarët e Komisionit për Çështje ekonomike  duhet të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e propozim-ligjeve për statistikën shtetërore, për tregtinë  elektronike dhe të Ligjit për veprimtari turistike,  të gjitha në lexim të dytë. Në rend dite të kësaj seance janë edhe ndryshimet e propozim-ligjeve për veprimtarinë hotelierike, për pronësinë industriale dhe për taksën për qëndrim të përkohshëm, të gjitha në lexim të dytë.

Komisioni juridik-ligjdhënës, siç është paralajmëruar, duhet të mbajë dy seanca, të 215 dhe 222-të. Propozim – ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për  marrëdhëniet e detyrueshme sipas procedurës së shkurtuar – leximi i II, e dorëzuar nga deputetja Samka Ibraimovski është pika e vetme  në rend dite të seancës së 215-të.

Anëtarët e Komisionit juridik-ligjdhënës të seancës së 222-të do të diskutojnë për propozim-ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për siguri dhe shëndet gjatë punës,  për agjencitë private për punësim,  për ndalesë dhe parandalim  të kryerjes të veprimtarisë së paregjistruar, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar. Do të diskutohet edhe për propozim ligjin  për ndryshime dhe plotësime  të Ligjit për duhan, prodhime të duhanit dhe produkte të lidhura, sipas procedurës së shkurtuar nga deputetët Mira Stojçevska, Keti Smileska, Tatjana Prentoviq, Rexhail Ismaili dhe Mirosllav Jovanoviq.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close