0_Maqedoni.PortalPolitikë

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjdhënës.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjdhënës.

Pika e vetme në rend të ditës të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, sipas procedurës së shkurtuar,  të dorëzuar nga deputetet Maja Moraçanin dhe Liljana Popovska nga RDM.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do t’i shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Kuvendin  e Republikës së Maqedonisë, për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zbatim, dhe për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për evidentim amë, të tre ligjet sipas procedurës së shkurtuar, lexim të dytë.

Në rendin e ditës të Komisionit juridik-ligjdhënës ka pesë pika midis të cilave është edhe kërkesa  për dhënie të interpretimit autentik të nenit  101 paragrafi (7) ndërsa në lidhje me nenin 190 të Ligjit për furnizime publike, të dorëzuar nga deputeti Rexhail Ismaili, si dhe pikat që do t’i shqyrtojnë  komisionet për transport, lidhje dhe ekologji dhe për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. sa/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close