0_Maqedoni.PortalPolitikë

Seanca të katër komisioneve kuvendore

- Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni Ligjvënës-Juridik, Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit dhe Komisioni për Shëndetësi. 

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni Ligjvënës-Juridik, Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit dhe Komisioni për Shëndetësi.

Në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet janë propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për revizion shtetëror, për revizion, për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë, për kontabilitetin e organizatave jofitimprurëse, si dhe të Ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë para anëtarësimit (IPA), të gjitha në lexim të parë.

Deputetët anëtarë të të komisionit duhet të debatojnë mes tjerash edhe për Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për kambial, në lexim të parë, por edhe për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për shoqatat financiare, njëjtë në lexim të parë.

Në agjendë janë edhe propozim ligjet për ndryshime të Ligjit për huamarrje, për çek, si dhe Propozim-ligji për ndryshim  dhe plotësim të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë në lexim të parë.

Siç është paralajmëruar, në këtë seancë do të diskutohet edhe për propozim ndryshimin e ligjeve për Fondin për Sigurim të Depozitave dhe për Disiplinë Financiare, në lexim të parë.

Kërkesë për gjetje nga Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit është pika e vetme e rendit të ditës e seancës së përhershme anketuese për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit. 

Komisioni Ligjvënës-Juridik duhet të mbajë seanca në të cilat do të debatohet për Propozim të ligjit për ndryshime të Ligjit për menaxhim me plehra, Propozim -ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për përmbarim dhe Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Evidencë Amë, të gjitha në procedurë të shkurtër, në lexim të dytë.

Në mesin e pikave për të cilat do të diskutojnë deputetët anëtarë të komisionit janë edhe Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për shoqatat financiare dhe Propozim-ligj për ndryshime të Ligjit për dhënien e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizim, në lexim të parë. Është paralajmëruar edhe debat për Propozimin e ligjit për ndryshime të Ligjit për nëpunës administrativë, me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë.

Në seancën e Komisionit për Shëndetësi në rend dite është propozim-ligji për kontroll të drogave dhe substancave prikotropike, në lexim të parë. fc/

Back to top button
Close
Close