0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.Portal

Seanca kryesore për “Syrin e gjarprit” formalisht e përfunduar, Gjykata do të caktojë afat shtesë për aktgjykimin

Diskutimi publik për rastin "Syri i gjarprit" formalisht ka përfunduar, pasi në seancën e sotme janë thënë fjalët përfundimtare nga të gjithë 53 të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Shkup, 22 janar 2020 (MIA) – Diskutimi publik për rastin “Syri i gjarprit” formalisht ka përfunduar, pasi në seancën e sotme janë thënë fjalët përfundimtare nga të gjithë 53 të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Nga Gjykata Themelore Penale informojnë se për këtë lëndë janë formuar edhe dhjetë lëndë tjera të ndara ku në periudhën e kaluar janë thënë poashtu fjalët përfundimtare nga palët, me çka formalisht ka përfunduar diskutimi kryesor i cili sipas Trupit gjykues është planifikuar në janar 2018, pasi me vendim të Gjykatës së Apelit lënda është kthyer në vendim të shkallës së parë.

“Për shkak të vëllimit të provave materiale dhe fjalët përfundimtare, gjykata do të caktojë termin për publikimin e aktgjykimit për të cilën palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë”, kanë thënë nga Gjykata Penale në Shkup. fab/

 

 

 

Back to top button
Close
Close