0_Maqedoni.PortalShoqëri

Seanca e Komisionit për shëndetësi nuk u mbajt, deputetët shkuan në seancë kuvendore

Komisioni kuvendor për shëndetësi nuk e mbajti vazhdimin e seancës së caktuar në të cilën në rend dite është Propozim-ligji për kontroll të  drogave dhe substancave psikotropike, në lexim të parë, sepse siç tha kryetarja e Komisionit, Mirsada Emine Asani, deputetët të cilët janë anëtarë të Komisionit, duhej të marrin pjesë në seancë kuvendore.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Komisioni kuvendor për shëndetësi nuk e mbajti vazhdimin e seancës së caktuar në të cilën në rend dite është Propozim-ligji për kontroll të  drogave dhe substancave psikotropike, në lexim të parë, sepse siç tha kryetarja e Komisionit, Mirsada Emine Asani, deputetët të cilët janë anëtarë të Komisionit, duhej të marrin pjesë në seancë kuvendore.

Seanca e Komisionit, siç ishte theksuar, në mënyrë shtesë do të caktohet.

Pas mosmbajtjes së seancës në pres qendrën kuvendore, deputeti Vlladimor Gjorçev i VMRO-DPMNE-së deklaroi se seanca është caktuar për sot, por ministri i Shëndetësisë nuk ka ardhur me kërkesë të shumicës parlamentare, seanca e Komisionit nuk u mbajt, gjegjësisht është anuluar.

Duhet, theksoi ai, të  kujdesemi për shëndetin publik, duhet që Maqedoninë ta mbajmë më larg kriminelëve më të ashpër dhe më të rrezikshëm ballkanik edhe nga klanet dhe kartelet.

Ai tha se një numër i madh rasteve të lidhura me rrahjen e qytetarëve, ndërsa të cilët janë kundërshtarë të pushtetit të LSDM-së, nuk janë zgjidhur.

“Gjykata mori vendim skandaloz për lirimin e kryetarit Kurto Dudush të LSDM-së për rrëmbim, torturë dhe rrahje të qytetarit në zyrën e tij”, shtoi Gjorçev.

Jagoda Shahpaska e LSDM-së, e cila është zëvendëskryetare e Komisionit deklaroi se anëtarët e Komisionit për shëndetësi janë thirrur në mënyrë të rregullt për vazhdimin e seancës në të cilën shqyrtohet Propozim-ligji për droga dhe substanca psikotropike.

“Seanca ishte caktuar në orën 12. Deputetët e shumicës parlamentare ishin të pranishëm në sallë ku ishte caktuar seanca, si dhe kolegët të cilët janë anëtarë, megjithatë edhe një pjesë e kolegëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit të Komisionit. Kryetarja e Komisionit u vonua, i ka njoftuar shërbimet  dhe kur mbërriti rreth orës 12.30 para fillimit të seancës plenare tha se është vonuar dhe se e ka njoftuar ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe të mos vijë në Komision për shkak se në orën 12,30 është caktuar seancë plenare. Do të thotë e ka njoftuar të mos vijë në Komision për shkak se vazhdimi nuk do të fillojë në orën 12. Prej këtu pretendimet të cilat ishin paraqitur nuk janë të sakta”, tha Shahpaska.

Si shumicë qeveritare, theksoi ajo, jemi të pranishëm tërë ditën në Kuvend dhe jemi të gatshëm për vazhdimin e seancës së Komisionit.

Lidhur me tezat e VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit, ajo tha se i përkujton se më 22 shkurt të vitit 2016 Ligji është votuar në Kuvend, atëherë ka qenë në propozim të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët atëherë e kanë përbërë shumicën parlamentare, ndërsa ajo ka qenë kryetare e Komisionit.

Midis kolegëve të cilët kanë votuar për Ligjin për përdorimin e marijuanës, flas për droga, megjithatë për qëllime mjekësore, potencoi ajo, ishte edhe kolegu Vllatko Gjorçev.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close