EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Së paku 884 raste të vdekjes në shtëpitë e pleqve dhe 4.503 në spitalet e Francës

Autoritetet shëndetësore franceze i dhanë numrat e para zyrtare për numrin e rasteve të vdekjes në shtëpitë e të moshuarve prej fillimit të krizës. Sipas numrave jo të plotë, deri më tani kanë vdekur së paku 884 person të moshuar nga koronavirusi, ndërsa së paku 14.638 persona janë raste "të konfirmuara po të mundshme" të sëmundjes, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 3 prill 2020 (MIA) – Autoritetet shëndetësore franceze i dhanë numrat e para zyrtare për numrin e rasteve të vdekjes në shtëpitë e të moshuarve prej fillimit të krizës. Sipas numrave jo të plotë, deri më tani kanë vdekur së paku 884 person të moshuar nga koronavirusi, ndërsa së paku 14.638 persona janë raste “të konfirmuara po të mundshme” të sëmundjes, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Drejtori i përgjithshëm në shëndetësinë franceze, Zherom Salomon theksoi se grumbullimi i të dhënave ende nuk është plotësisht i konsoliduar dhe se ka dallime të dukshme nga një rajon në tjetrin në këtë proces. Kjo është hera e parë që autoritetet të paraqesin vlerësim – madje edhe jo të plotë – për rastet e vdekjes në shtëpitë për kujdes të personave të varur të moshuar (Ephad).

Lidhur me rastet e vdekjes në spitale, prej 1 marsit e deri më tani, në spitalet franceze kanë vdekur 4.503 njerëz, përfshirë edhe 471 raste të vdekjes të vërejtura në 24 orët e fundit”, saktësoi Salomon.

Për momentin ka mbi 26.000 persona të hospitalizuar, prej të cilëve 6.399 ndodhen në kujdes intensiv (kapaciteti fillestar i Francës ishte 5.000 shtretër), apo 382 më shumë për një ditë, që paraqet tejkalimin e parë që nga e hëna. Prej 1 marsit pothuajse 12.000 njerëz e braktisën spitalin si të shëruar, “numër i cili po rritet çdo ditë”, tha Salomon.

Drejtori i përgjithshëm për shëndetësi, theksoi se është vërejtur rritje e vdekshmërisë për nëntë për qind (në raport me periudhat pa epidemi) në territorin e Francës gjatë javës prej 23 deri më 28 mars, posaçërisht në 26 departamente. Prej tyre madje tetë janë në Il-de-Frans. Me atë rast ai i theksoi departamente më të goditura, e ato janë, Sena-San Deni dhe Rajna e Epërme në rajonin Grand Est – pa saktësuar se deri në cilin nivel ka arritur rritja e vdekshmërisë.

Përndryshe sipas mënyrave shumë të ndërlikuara për përllogaritje, konsiderohet se nga koronavirusi në Francë janë infektuar pak më shumë se dy milionë francezë, apo tre për qind e popullatës së përgjithshme. ab/

Back to top button
Close
Close