BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Së paku 50 persona evidentohen si të zhdukur gjatë fundosjes së tragetit në Bangladesh

Të paktën 50 persona evidentohen si të zhdukur pasi dy tragete u përplasën në lumin Burriganga, në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka, dhe një anije u fundos.

Daka, 29 qershor 2020 (MIA) – Të paktën 50 persona evidentohen si të zhdukur pasi dy tragete u përplasën në lumin Burriganga, në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka dhe një anije u fundos.

Trageti i përmbytur, sipas mediave lokale, transportonte rreth 100 udhëtarë.

Nga 10 deri në 15 pasagjerë arritën të notojnë deri në breg.

Aksidentet e anijeve janë të zakonshëm në Bangladesh, vend me shumë lumenj. Ekspertët paralajmërojnë se aksidentet ndodhin për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë së lundrimit. bs/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close