BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Së paku 40 të vdekur gjatë një sulmi të huthëve

Gjatë sulmit të djeshëm të huthëve ndaj qendrës për trajnim në Jemen, humbën jetët 40 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar, lajmëroi televizioni shtetëror saudit Al Arabia.

Sanë, 19 janar 2020 (MIA) – Gjatë sulmit të djeshëm të huthëve ndaj qendrës për trajnim në Jemen, humbën jetët 40 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar, lajmëroi televizioni shtetëror saudit Al Arabia.

Sulmi, sipas televizionit është kryer me raketa balistike dhe drone.

Luftërat në Jemen kanë zgjatur pothuajse pesë vjet, prejse huthët, të cilët e kanë mbështetjen e Iranit, e rrëzuan qeverinë e presidentit Abd-Rabu Mansur Hadi. Përderisa në vitin 2015 ka intervenuar koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite,  e cila është munduar ta kthejë në pushtet qeverinë e Hadit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close