BotëBotë.Portal

Së paku 23 persona janë helmuar nga alkooli gjatë një funerali në Meksikë

Së paku 23 persona vdiqën në Meksikë pasi që konsumuan pije alkoolike e cila përmbante metil alkool, kumtuan sot autoritetet lokale.

Meksiko Siti, 13 maj 2020 (MIA) – Së paku 23 persona vdiqën në Meksikë pasi që konsumuan pije alkoolike e cila përmbante metil alkool, kumtuan sot autoritetet lokale.

Helmimi ndodhi fundjavën e kaluar në shtetin Puelba, gjatë një funerali.

Pacientë me simptoma të helmimit edhe dje u pranuan në spital.

Autoritetet lokale i mohuan zërat se pacientët vdiqën si rezultat i epidemisë së koronavirusit.

Në funeral ka pasur rreth 80 njerëz. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close