0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Sasoli: Urgjentisht nevojitet nxitje e re për zgjerimin e BE-së

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, pas takimit me kryetarët e Parlamenteve nga Ballkani Perëndimor bëri thirrje për nxitje të re për zgjerimin e BE-së drejt rajonit dhe mbajtjen e premtimeve.

Bruksel, 29 janar 2020 (MIA) – Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, pas takimit me kryetarët e Parlamenteve nga Ballkani Perëndimor bëri thirrje për nxitje të re për zgjerimin e BE-së drejt rajonit dhe mbajtjen e premtimeve.

Kryetari i Parlamentit Evropian dje u bëri thirrje kryetarëve të parlamenteve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor që së bashku me spikerin kroat, në takim në të cilin është përsëritur angazhimi i Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian për të vazhduar procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.

Sasoli përsëriti pas takimit se rajoni dhe BE-ja kanë “fat të përbashkët” dhe bëri thirrje që vullneti politik të shndërrohej në veprim.

“Në deklaratën tonë të përbashkët ne i bëjmë thirrje Këshillit të Evropës që të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në bazë të përmbushjes së kritereve të pranimit dhe të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv politik për të hapur negociatat për pranimin dhe dhënien e statusit të kandidatit, urgjentisht nevojitet nxitje e re përmes procesit të zgjerimit duke dhënë rezultate konkrete”, tha kryetari i Parlamentit Evropian.

Sasoli pret që samiti i ardhshëm i liderëve në Zagreb të luajë rol kryesor në këtë drejtim.

Deklarata e përbashkët e kryetarëve të Parlamenteve mbështet “qasjen e rinovuar drejtë zgjerimit”, e cila duhet të formulohet javën e ardhshme në formën e raportit të Komisionit Evropian mbi metodologjinë e re për negociatat e pranimit në BE dhe politikën e zgjerimit.

“Zgjerimi është proces që kërkon shumë përpjekje dhe angazhim nga të gjitha palët dhe parlamentet janë thelbësore për të përmbushur agjendën reformuese në BE”, konsideron Sasoli.

Kryetarët e Parlamenteve theksojnë se puna parlamentare luan rol kryesor në përforcimin e demokracisë parlamentare dhe të kulturës së bazuar në ndërtimin e konsensusit përmes dialogut qëllimmirë, të hapur, gjithëpërfshirës dhe jokonfrontues. bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close