BotëBotë.Portal

Saraxh dhe Haftar e konfirmuan pjesëmarrjen në Konferencën në Berlin

Lideri i qeverisë libаneze e njohur ndërkombëtarisht si Uniteti popullor, Fajez al Saraxh dhe komandanti i Armatës popullore të Libisë, konfirmuan se do të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në vend, që do të mbahet në Berlin më 19 janar.

Moskë, 16 janar 2020 (MIA) – Lideri i qeverisë libаneze e njohur ndërkombëtarisht si Uniteti popullor, Fajez al Saraxh dhe komandanti i Armatës popullore të Libisë, konfirmuan se do të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në vend, që do të mbahet në Berlin më 19 janar.

“Nënshkruam marrëveshje për armëpushim, që e dakorduan Rusia dhe Turqia dhe këtë iniciativë e shohim si hap të parë drejt zgjedhjes së krizës dhe arritjes së sigurisë dhe stabilitetit”, deklaroi Saraxh.

Kryeministri theksoi se “agresori” zgjodhi të mos e nënshkruajë marrëveshjen, duke aluduar në gjeneralin Haftar.

“Prolongimi i Haftar është përpjekje për ta minuar Konferencën e Berlinit ende pa filluar”, theksoi Saraxh.

Ai shoti se “roli pozitiv i Rusisë dhe Turqisë” e shqetësoi Evropën, edhe pse evropianët ia dhanë këtë rol Moskës dhe Ankarasë, pasi që nëntë muaj nuk morën qëndrim për ngjarjet në Libi.

Ndërsa gjenerali Haftar, në takimin e sotëm në Bengazi me shefin e diplomacisë gjermane, Hajko Mas, konfirmoi se do të marrë pjesë në Konferencën në Berlin.

Në iniciativën e presidentit rus, Vlladimir Putin dhe homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan të hënën në Moskë u mbajt takim i përfaqësuesve libianë, në të cilin morën pjesë ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Federatës ruse dhe Turqisë.

Pas më shumë se tetë orë negociata, Saraxh e nënshkroi marrëveshjen, ndërsa  Haftar i braktisi negociatat pa e nënshkruar marrëveshjen dhe u kthye në Libi, duke kërkuar edhe një ditë kohë për shqyrtimin e marrëveshjes.

Pas rrëzimit të liderit shumëvjeçar të Libisë, Moamer el Gadafi në vitin 2011, Libia është jostabile për shkak të grupeve të mëdha të armatosura të cilat luftojnë për pushtet dhe kontroll mbi fushat e naftës.

Nga vera e vitit 2014 Libia politikisht është e ndarë në dy qeveri, e vetëshpallura në pjesën lindore të vendit, me seli në Tobruk, që është nën kontrollin e liderit ushtarak Haftar dhe qeveria e njohur ndërkombëtarisht me seli në Tripoli, e udhëhequr nga Saraxh. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close