BotëBotë.PortalSvet.Slajder

“Sanofi” dhuron hidroksiklorokinë në 50 vende të botës

Ndërmarrja farmaceutike Sanofi ka premtuar se do të dhurojë 100 milionë doza hidroksikloroinë në 50 vende të botës për të ndihmuar në ballafaqimin e Kovid-19, ndërsa nëse hulumtimi konfirmon se është efektiv dhe i sigurt, ata kanë ndërmend ta dhurojnë atë për të gjithë.

Paris, 10 prill 2020 (MIA) – Ndërmarrja farmaceutike Sanofi ka premtuar se do të dhurojë 100 milionë doza hidroksikloroinë në 50 vende të botës për të ndihmuar në ballafaqimin e Kovid-19, ndërsa nëse hulumtimi konfirmon se është efektiv dhe i sigurt, ata kanë ndërmend ta dhurojnë atë për të gjithë.

Sanofi thotë se tashmë është dyfishuar kapaciteti prodhues i tetë fabrikave për prodhimin e hidroksiklorokinës në botë, duke shtuar se ata mund ta dyfishojnë prodhimin deri në verë.

Studimet klinike aktualisht janë duke u kryer në disa vende mbi efikasitetin dhe sigurinë e hidroksiklorokinës në trajtimin e Kovid-19. Hidroksiklorokina është një derivat i klorokinës  antimalarik dhe përdoret kryesisht në trajtimin e lupusit dhe artritit reumatoid. Në fillim të prillit, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) paralajmëroi që klorokina antimalarike dhe derivati hidroksiklorokina mund të përdoret vetëm në trajtimin e Covid-19 në analizat klinike dhe në “programet e urgjencës”. ls/shk/ 

Back to top button
Close
Close