0_Magazinë.PortalSkena

Sandra Bullok e festoi ditëlindjen e 56-të

Sandra Bullok e festoi ditëlindjen e saj të 56-të. Dhe, megjithëse ishte një lloj "ballo" nën maska për mbrojtje nga koronavirusi, fansat mund t'i njihnin miqtë e saj të famshëm: aktoret Xhenifer Aniston, Sara Polson dhe Holand Tejlor.

Los Anxhelos, 5 gusht 2020 (MIA) – Sandra Bullok e festoi ditëlindjen e saj të 56-të. Dhe, megjithëse ishte një lloj “ballo” nën maska për mbrojtje nga koronavirusi, fansat mund t’i njihnin miqtë e saj të famshëm: aktoret Xhenifer Aniston, Sara Polson dhe Holand Tejlor.

Sandra Bullok dhe Xhenifer Aniston janë mike për shumë vite, ndërsa është interesante që ata u takuan përmes aktorit Tejt Donovan, me të cilin të dyjat, në vitet 1990, kishin lidhje.

“Duket se ai ka një lloj të veçantë të grave me të cilat del – të talentuara, interesante, të bukura”, deklaroi Aniston në një rast.

Miqësia midis Bullok dhe Aniston konsiderohet një nga më të fuqishmet dhe më të famshmet në Holivud. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close