BiznesBiznes.Portal

Samsung dhe El-Xhi negociojnë për bashkëpunim industrial

Konglomerati i Koresë së Jugut Samsung Elektroniks (Samsung) filloi negociata me kompaninë konkuruese El-Xhi (LG) për furnizim të LCD TV ekraneve, në mes të tranzicionit të paralajmëruar ndaj prodhimtarisë të gjeneratës së re të ekraneve kuantike (QDD), lajmëroi agjencia Jonhap.

Seul, 13 korrik 2020 (MIA) – Konglomerati i Koresë së Jugut Samsung Elektroniks (Samsung) filloi negociata me kompaninë konkuruese El-Xhi (LG) për furnizim të LCD TV ekraneve, në mes të tranzicionit të paralajmëruar ndaj prodhimtarisë të gjeneratës së re të ekraneve kuantike (QDD), lajmëroi agjencia Jonhap.

Ky paralajmërim për bashkëpunim të mundshëm vjen prejse Samsung publikoi se  do ta ndërpresë prodhimtarinë e LCD-ekraneve prej vitit 2021 dhe do të fillojë  me prodhimtari dhe  instalim të QDD-ekraneve  në televizionet e tyre.

Analistët ekonomik vlerësojnë se  kjo marrëveshje afariste mes kompanive Samsung dhe El-Xhi mund të vlejë rreth 850 milion dollarë.

Edhe pse këto dy kompani janë konkurente  në tregun botëror,  përvoja paraprake tregoi se  ato munden me sukses të bashkëpunojnë  sepse në vitin 2017 Samsung bleu ekrane 65 dhe 75 inç nga kompania El-Xhi. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close