EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Samiti i BE-së për dalje nga kriza ekonomike përfundoi pa përparim të konsiderueshëm

Liderët e BE-së, të cilët sërish mbajtën takim përmes video-konferencës, në tentim që të arrijnë pajtueshmëri për mënyrën, në të cilën do të ndihmojnë për dalje nga kriza e thellë, ku po hynë Unioni, nuk arritën kompromis konkret, topi tani është te Komisioni Evropian, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 23 prill 2020 (MIA) – Liderët e BE-së, të cilët sërish mbajtën takim përmes video-konferencës, në tentim që të arrijnë pajtueshmëri për mënyrën, në të cilën do të ndihmojnë për dalje nga kriza e thellë, ku po hynë Unioni, nuk arritën kompromis konkret, topi tani është te Komisioni Evropian, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së janë ftuar sot nga institucionet e BE-së që të bisedojnë për planin për rimëkëmbje ekonomike, plan rreth të cilit ekzistojnë mosmarrëveshje të thella politike dhe ideologjike, kryesisht mes vendeve veriore dhe jugore të Unionit.

Megjithatë, liderët kanë arritur të pajtohen që t’i japin dritë të gjelbër Komisionit Evropian, për përgatitjen e planit për pako investuese për rimëkëmbjen, që do të lidhet për buxhetin shumëvjeçar të Unionit.

Vlera dhe hollësirat e këtij Fondi për rimëkëmbje, do të jenë lëndë e analizave ekonomike, por, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, në konferencën e sotme për shtyp, paralajmëroi se në pyetje janë “trilionë euro”.

Buxheti 2021-2027 i Bashkimit Evropian, respektivisht resurset e Unionit, po ashtu ende nuk janë votuar. Vlera e Fondit për rimëkëmbje do të varet edhe nga madhësia e këtij buxheti.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, tha se është i kënaqur nga takimi i sotëm dhe se, në sytë e tij, është arritur përparim i rëndësishëm i qëndrimeve të 27 anëtarëve të BE-së.

Fon der Lajen, nga ana e saj, përsëriti se kriza ende nuk ka përfunduar dhe se kulmi i infektimit ende nuk ka arritur në të gjitha vendet anëtare të Unionit.

“Pasojat nga kriza ekonomike do të jenë pa precedent në kohërat bashkëkohore, pandemia nuk njeh kufi, por disa vende janë më shumë të goditura, dallimet mes vendeve anëtarë do të rriten”, tha mes tjerash Fon der Lajen. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close