0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Samit i jashtëzakonshëm i BE-së për Bjellorusinë

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot do të zhvillojnë samit urgjent onlajn për shkak të krizës politike në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale.

Bruksel, 19 gusht 2020 (MIA) – Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot do të zhvillojnë samit urgjent onlajn për shkak të krizës politike në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale.

Protestat në Bjellorusi filluan pasi Aleksandar Lukashenko shpalli fitoren me 80.1 për qind të votave. Opozita akuzon për falsifikim zgjedhor, ndërsa kundërshtarja Svetlana Tihanovskajaa ka ikur në Lituani. Në protestat e humbën jetën të paktën dy njerëz, u plagosën qindra, ndërsa janë arrestuar më shumë se 6.700 protestues.

BE tashmë e ka filluar procesin e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve bjellorusë, duke i konsideruar ata përgjegjës për mashtrimin zgjedhorë dhe dhunën kundër protestuesve.

BE dëshiron të ndihmojë në dialogun midis opozitës dhe qeverisë në Bjellorusi dhe ta fitojë Rusinë në anën e vet.

Diplomatë evropianë të paemëruar theksuan se protestat në Bjellorusi nuk mund të krahasohen me demonstratat në Ukrainë, ndërsa shumë analistë thanë se Moska do të mbështesë një ndryshim paqësor të qeverisë në Minsk.

Sipas tyre, opozita bjelloruse dhe protestuesit nuk janë antirusë, e as ata kërkojnë apo presin posaçërisht ndihmë të drejtpërdrejtë nga Perëndimi, veçanërisht nga SHBA-ja, si gjatë “Revolucionit Majdan” në vitin 2014 në Ukrainë.

Liderët e vendeve anëtare të BE-së në samit do të diskutojnë edhe për mbështetjen e tyre për Bjellorusinë.

Lituania më parë ka propozuar BE të krijojë fond për t’i ndihmuar viktimat e protestave, duke vënë në dukje se 50 milion; euro, që janë të dedikuara për Bjellorusinë duhet të ridedikohen nga institucionet shtetërore në zhvillimin e shoqërisë civile.

Ndërsa Polonia paralajmëroi bursë fillestare prej 13 milion; eurosh për studentë nga Bjellorusia dhe fonde për media të pavarura, ndërsa gjithashtu premtoi ta lehtësojë hyrjen në tregun e punës për bjellorusët.

Lukashenko më 15 gusht deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka premtuar ndihmë gjithëpërfshirëse për ta siguruar sigurinë e Bjellorusisë.

Më shumë liderë evropianë dje kishin biseda telefonike me Putinin, i cili pretendon se është e papranueshme ndërhyrja në punët e brendshme të Bjellorusisë.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell dje publikoi në Tuiter se ka folur përmes telefonit me Putinin për situatën në Bjellorusi.

“Sapo bisedova me presidentin rus Vladimir Putin për situatën në Bjellorusi. “Vetëm dialogu paqësor dhe gjithëpërfshirës mund ta zgjidhë krizën në Bjellorusi”, shkroi Mishell në Tuiter.

Putini më parë kishte biseda telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emanuel Makron.

Presidenti rus dje bisedoi edhe me Lukashenkon, që është biseda e tretë telefonike Putin-Lukashenko në nëntë ditë, përkatësisht pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close