0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Sallah dëshiron t’i kalojë edhe shumë vite në “Enfild”

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Sallah deklaroi se dëshiron të mbetet në Ligën Premier për një kohë të gjatë.

Liverpul, 1 korrik 2020 (MIA) – Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Sallah deklaroi se dëshiron të mbetet në Ligën Premier për një kohë të gjatë.

Futbollisti egjiptian i cili nënshkroi marrëveshje të re pesëvjeçare në vitin 2018 është golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon me 17 gola.

Para një kohe të caktuar, sulmuesi ishte i lidhur me Real Madridin, por tani ai publikoi se nuk është duke menduar për transfer.

“Unë jam shumë i lumtur. Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat pas 30 vitesh pritje. Kënaqem me gjithçka në Liverpul. E dua këtë vend dhe shpresoj se do të mbetem këtu edhe për shumë kohë. Këtu është më ndryshme se në vendet e tjera. Të gjithë kuptohemi në mënyrë të përkryer. Nëse vazhdojmë kësisoj, mund të arrijmë më shumë. Është e vështirë të ruhet niveli i tanishëm por nuk është e pamundur”, tha Sallah. shk/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close