EvropëEvropë.Portal

Salla në të cilën duhej të mbahej Eurosongu po bëhet spital

- Salla e koncerteve "Ahoj" në Roterdam, në të cilën në maj duhej të mbahej gara për këngën e Eurovizionit do të shndërrohet në spital për të infektuar me virusin korona në Holandë.

Amsterdam, 30 mars 2020 (MIA) – Salla e koncerteve “Ahoj” në Roterdam, në të cilën në maj duhej të mbahej gara për këngën e Eurovizionit do të shndërrohet në spital për të infektuar me virusin korona në Holandë.

Udhëneqësia  e sallës bëri të ditur se kanë filluar që të vendosen 88 krevatet  e para prej 680 krevateve të planifikuara të spitaleve.

Salla “Ahoj” do të hapet së shpejti dhe në të do të vendosen pacientë me virusin korona ose sëmundje të tjera të cilëve iu nevojitet kujdes, por nuk është patjetër që të jenë në spital.

Kjo do ta ulë presionin ndaj spitaleve në Holandë, ku numri i të infektuarve dukshëm u rrit që nga momenti kur ishte denoncuar rasti i parë,më 27 shkurt.

Instituti Kombëtar i Holandës i Shëndetit Publik dje paralajmëroi se kapaciteti i reparteve për kujdes intensiv mund të tejkalohet në javët e ardhshme  pas kësaj shkalle të infeksionit. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close