0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Saif al-Adell, ose “shpata e hakmarrjes”, është udhëheqësi i ri i Al-Kaedës, ai është edhe më i rrezikshëm se Bin Ladeni

Organizata terroriste Al-Kaeda po përgatitet të bëhet përsëri kërcënimi më i madh për botën, siç ishte gjatë sulmeve në Nju-Jork më 11 shtator të vitit 2001, sepse lideri i pamëshirshëm Saif al-Adell, i quajtur "shpata e hakmarrjes", për të cilën agjencitë e inteligjencës thonë se është edhe më i keq se Osama bin Ladeni, ish-udhëheqësi i Al-Kaedës.

Londër, 25 shkurt 2021 (MIA) – Organizata terroriste Al-Kaeda po përgatitet të bëhet përsëri kërcënimi më i madh për botën, siç ishte gjatë sulmeve në Nju-Jork më 11 shtator të vitit 2001, sepse lideri i pamëshirshëm Saif al-Adell, i quajtur “shpata e hakmarrjes”, për të cilën agjencitë e inteligjencës thonë se është edhe më i keq se Osama bin Ladeni, ish-udhëheqësi i Al-Kaedës.

”Për gjakatarin Saif al-Adell besohet të jetë udhëheqësi i ri i Al-Kaedës dhe të rekrutojë luftëtarët e Shtetit Islamik, si dhe të provokojë frikën e mizorive në të gjithë Perëndimin. Al-Adell, 60 vjeç, është një ish gjeneral egjiptian që besohet të jetë strateg i zgjuar dhe i pamëshirshëm, duke marrë drejtimin e organizatës nga Ajman al-Zavahiri”, shkruan e përditshmja britanike “Mirror”.

Një ekspert i lartë britanik i antiterrorizmit për gazetën deklaroi se, në krahasim me Zavahirin, “Al-Adell është një udhëheqës shumë më efektiv, të paktën i barabartë me Osama bin Laden, nëse jo edhe më i rrezikshëm se ai”.

Thashethemet se Zavahiri ka të ngjarë të ketë vdekur do të thotë që inteligjenca perëndimore do të duhet të ketë kujdes riorganizimin e Al-Kaedës, duke pasur parasysh që Saif, i cili ka bazë në Iranë, është shefi i ri, thekson “Mirror”.

“Spiunët britanikë dhe amerikanë kanë ndjekur lëvizjet e Saifit për vite me radhë, pasi ai ka qenë i përfshirë në çdo sulm të Al-Kaedës në tre dekadat e fundit”, thuhet në shkrimin.

Veterani egjiptian xhihadist Ajman Zavahiri mori drejtimin e Al-Kaedës pasi Bin Laden u vra në vitin 2011, por asgjë nuk është dëgjuar prej tij për vite me rradhë.

Ish eksperti i FBI-së për luftë kundër terrorizmit Ali Sufan shkroi se Saif mund të ishte “emiri i tretë i Al-Kaedës” me udhë tre-dekadëshe në organizatën terroriste.

SHBA-ja tashmë po ofrojnë shpërblim prej 10,5 milion dollarë për informacione për Saifin, i cili kërkohet për bombardimet e ambasadave amerikane në Najrobi dhe në Dar es Selam, në të cilat vdiqën 224 personave.

Saif personalisht e drejtoi “Gardën e Zezë” të Bin Ladenit, njësi për sigurinë në Afganistan, e emëruar sipas shamisë së zezë. bs/

Back to top button
Close
Close