BallkanBallkan.Portal

“Sabiha Gokçen” në Stamboll zgjedhet “Aeroporti i vitit”

Aeroporti ndërkombëtar "Sabiha Gokçen" në Stamboll është zgjedhur "Aeroporti më i mirë i vitit" nga ana e Qendrës së aviacionit aziatiko-paqësor (SARA), e cila është një nga organizatat udhëheqëse botërore ajrore.

Stamboll, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Aeroporti ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” në Stamboll është zgjedhur “Aeroporti më i mirë i vitit” nga ana e Qendrës së aviacionit aziatiko-paqësor (SARA), e cila është një nga organizatat udhëheqëse botërore ajrore.

Drejtori i përgjithshëm i aeroportit Ersel Goral e mori çmimin në ceremoninë e organizuar gjatë takimit ndërkombëtar të nivelit të lartë të SARA-s në Maltë.

“Për ne është nder i madh ta marrim çmimin nga SARA. Kjo është mirënjohje për historinë tonë të dukshme të rritjes dhe zhvillimit”, theksoi Goral. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close