EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rute: Në Holandë është vendosur “izolim inteligjent”

Holanda ndaloi çfarëdo tubime deri më 1 qershor për shkak të koronavirusit të ri, ndërsa për shkelje të masës është paraparë gjobë. Deri më tani ndalesa ishte vetëm për tubime të më shumë se njëqind njerëzve.

Hagë, 24 mars 2020 (MIA) – Holanda ndaloi çfarëdo tubime deri më 1 qershor për shkak të koronavirusit të ri, ndërsa për shkelje të masës është paraparë gjobë. Deri më tani ndalesa ishte vetëm për tubime të më shumë se njëqind njerëzve.

Gjithashtu, mbetet në fuqi rekomandimi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia ose të blejnë artikuj dhe t’u ofrojnë ndihmë të tjerëve. Ecja është e lejuar, por jo në grupe dhe me respektim të rreptë të distancës së personave të tjerë të paktën 1,5 metra.

Nuk lejohen dhe vizitat në shtëpi për më shumë se tre persona në të njëjtën kohë si dhe vlen rekomandimi për mbajtjen e distancës.

Që nga sot, anëtarët e familjes nuk guxojnë të largohen nga shtëpia nëse njëri prej tyre ka temperaturë të lartë të trupit.

Dënimet janë paraparë edhe për dyqanet dhe transportuesit publik nëse nuk sigurojnë që klientët të jenë në distancë të caktuar prej 1,5 metër, ndërsa aktivitetet e shërbimit, përfshirë kontaktin fizik, siç janë parukierët dhe kozmetikët, është vendosur ndalesë të punës deri më 6 prill.

Kryetarët e komunave kanë mundësinë të përgjigjen me masa urgjente nëse qytetarët nuk i zbatojnë masat, nënkupton të mbyllin dyqanet, parqet, sheshet e lojërave dhe plazhet.

Kryeministri i Holandës, Mark Rute i quajti masat “izolim i mençur” (intelligent lockdoun) me qëllim të mbrojtjes të moshuarve dhe atyre me shëndet të ndjeshëm. Ai paralajmëroi se nëse nuk respektohen masat, hapi tjetër do të ishte karantinë e plotë.

Në Holandë, 213 persona të moshës 55 vjeç deri në moshën 97 vjeç kanë vdekur si rezultat i koronavirusit të ri. bs/fab

 

Таг
Back to top button
Close
Close