EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rusia zgjodhi 50 ushtarë vullnetarë për testim të vaksinës kundër Kovid-19

- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë zgjodhi 50 ushtarë vullnetarë për testim të vaksinës kundër virusit korona, informoi agjencia informative TASS.

Moskë, 2 qershor 2020 (MIA) – Ministria e Mbrojtjes e Rusisë zgjodhi 50 ushtarë vullnetarë për testim të vaksinës kundër virusit korona, informoi agjencia informative TASS.

Ministria bëri të ditur se 50 ushtarë, përfshirë edhe pesë gra, ishin zgjedhur dhe kishin shprehur dëshirë që të marrin pjesë në testimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës kundër virusit korona.

Të gjithë kandidatët kishin kaluar kontrolle dhe teste paraprake, ndërsa askush nga ata nuk ishte i sëmurë gjatë muajit të kaluar.

Ushtarët të cilët do të marrin pjesë në testim të vaksinës vijnë nga njësi të ndryshme përgjatë gjithë vendit.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu paraprakisht deklaroi se Instituti punon në zhvillimin e vaksinës kundër virusit korona, se hetimet paraklinike do të zbatohen deri më 1 qershor, ndërsa hetimet klinike duhet të përfundojnë deri në fund të korrikut. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close