EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rusia: SHBA qëllimisht e destabilizon Lindjen e Mesme

SHBA qëllimisht e vrau gjeneralin iranian Kasem Sulejmani për ta minuar sigurinë dhe për ta destabilizuar rajonin, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse si përgjigje për pyetjet e mediave, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë.

Moskë, 17 janar 2020 (MIA) – SHBA qëllimisht e vrau gjeneralin iranian Kasem Sulejmani për ta minuar sigurinë dhe për ta destabilizuar rajonin, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse si përgjigje për pyetjet e mediave, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë.

“Në operacionin në të cilin ishte vrarë Sulejmani, e shohim sikur akt të qëllimshëm i orientuar drejt minimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, akt i kryer në territorin e shtetit sovran anëtar në Kombet e Bashkuara, pa njohurinë e tij”, thuhet në vlerësimin e Ministrisë.

MPJ ruse u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen, të udhëhiqen nga mendja e shëndoshë dhe t’u jepet prioritet përkushtimeve diplomatike. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close