EvropëEvropë.Portal

Rusia me rritje më të madhe ditore të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i epidemisë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi tejkaloi 6.000 persona, pas rritjes më të madhe ditore të të infektuarve që nga fillimi i epidemisë.

Moskë, 6 prill 2020 (MIA) – Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi tejkaloi 6.000 persona, pas rritjes më të madhe ditore të të infektuarve që nga fillimi i epidemisë.

Shtabi operativ i Qeverisë ruse sot kumtoi se janë regjistruat 954 raste në 24 orët e fundit, gjithsej 6.343, nga të cilët 4.484 të infektuar në Moskë.

Presidenti rus, Vlladimir Putin shpalli ditë jopune për numrin më të madh të qytetarëve që të zvogëlohet përhapja e virusit.

Ai tha se veprimet bazë do të vazhdojë me punë dhe se dyqanet dhe farmacitë do të jenë të hapura.

Putini theksoi se autoritetet rajonale në zonat e tyre duhet të vendosin në varësi nga situata, se cilat kompani dhe organizata mund të vazhdojnë të punojnë.

Kryeministri rus Mihail Mishustin sot i paralajmëroi guvernatorët rajonalë të mos i mbyllin kufijtë administrativë mes krahinave, duke theksuar se lëvizja e njerëzve dhe mallrave nuk duhet të kufizohet. fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close