BotëBotë.Portal

Rusia, Kina, Pakistani dhe SHBA-ja biseduan për Afganistanin dhe talebanët

Rusia, Kina, SHBA-ja dhe Pakistani zhvilluan sot një video konsultim mbi Afganistanin dhe ranë dakord të bëjnë çmos për ta shpejtuar shkëmbimin e të burgosurve të luftës midis Kabulit dhe lëvizjes së talebanëve.

Moska, 3 qershor 2020 (MIA) – Rusia, Kina, SHBA-ja dhe Pakistani zhvilluan sot një video konsultim mbi Afganistanin dhe ranë dakord të bëjnë çmos për ta shpejtuar shkëmbimin e të burgosurve të luftës midis Kabulit dhe lëvizjes së talebanëve.

“Procesi i shkëmbimit po vazhdon. Po shkon më ngadalë nga se do të donim, por ai vazhdon dhe tani ka nevojë për një diskutim paraprak për hapat e mëtejshëm”, deklaroi për TASS, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Zamir Kabulov.

Rusia, Kina dhe SHBA-ja ishin të përfaqësuar në konsultime nga të dërguarit specialë, ndërsa Pakistani nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

SHBA dhe talebanët kanë nënshkruar marrëveshje paqeje në Doha më 29 shkurt, me të cilën Uashingtoni, aleatët e tij dhe koalicioni premtuan t’i tërheqin forcat e tyre nga Afganistani brenda 14 muajve.

Talebanët premtuan se nuk do ta përdorin territorin afgan për aktivitete që e kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, do të lirohen 5.000 mbështetës të talebanëve dhe deri në 1.000 talebanë të cilët janë tani në robëri. ls/shk/

Back to top button
Close
Close