EvropëEvropë.Portal

Rusia heton nën cilat rrethana Uklraina e ndaloi tankerin

Moska i heton rrethanat nën të cila Ukraina vendosi të ndalojë një tanker rus dhe paralajmëroi se do të jetë pasoja nëse dikush nga ekuipazhi është marrë si peng.

Moskë, 25 korrik 2019 (MIA) – Moska i heton rrethanat nën të cila Ukraina vendosi të ndalojë një tanker rus dhe paralajmëroi se do të jetë pasoja nëse dikush nga ekuipazhi është marrë si peng.

“I studiojmë detajet për atë se çka ka ndodhur me qëllim që të ndërmarrim masa përkatëse”, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Në kumtesë shtohet edhe se “nëse rusë janë marrë si pengje, atëherë kjo do të cilësohet si shkelje e dhunshme e të drejtës ndërkombëtare dhe për një kohë të shkurtër do të pasojnë pasojat”.

Paraprakisht, Shërbimi ukrainas i sigurisë kumtoi se e ka sekuestruar tankerin rus “Nejma” në portin ukrainas Izmail. Shërbimi pohon se rasti është i ndërlidhur me incidentin nga nëntori i vitit 2018 mes dy shteteve në Ngushticën e Kerçenit.

Në nëntor të vitit 2018, marina ushtarake ruse ka ndaluar 24 marinarë ukrainas dhe tre anije nën akuzën se ilegalisht kanë hyrë në ujërat territoriale të Rusisë, ndërsa Kiev përgënjeshtroi.

Sipas Shërbimit ukrainas të sigurisë atëherë tankeri “Nejma” që ka lundruar nën flamurin rus e ka bllokuar kalimin në ujërat ushtarake ukrainase përmes Ngushticës së Kerçenit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close