EvropëEvropë.Portal

Rusia ftoi ushtarë nga 19 vende në parakalimin e fitores në Sheshin e kuq

Rusia ftoi ushtarë nga 19 vende që të marrin pjesë në parakalimin e fitores në Sheshin e kuq në Moskë, deklaroi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu.

Moskë, 2 qershor 2020 (MIA) – Rusia ftoi ushtarë nga 19 vende që të marrin pjesë në parakalimin e fitores në Sheshin e kuq në Moskë, deklaroi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu.

AI në konferencë për shtyp theksoi se në parakalimet nëpër Rusi, të cilat do të mbahen më 24 qershor, do të marrin pjesë 64 mijë njerëz, ndërsa vetëm në manifestimin në Sheshin e kuq do të jenë 14.000 persona.

Shojgu shtoi se në parakalimin në Moskë do t[ë prezantohen 225 njësi armatimi, pajisje ushtarake dhe speciale, ndërkaq do të marrin pjesë edhe 75 aeroplanë.

Në parakalimet e fitores në nëntë qytete ruse dhe 19 qytete në të cilat janë vendosur shtabe të qarqeve dhe flotave ushtarake do të shfaqen gjithsej 1.850 njësi pajisje, ndërsa do të fluturojnë 511 aeroplanë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close