EvropëEvropë.Portal

Rusia dhe Turqia do të dakordojnë sisteme të reja S-400

Rusia dhe Turqia me siguri do të nënshkruajnë marrëveshje para vitit 2020 për dorëzimin e sistemeve shtesë për mbrojtje kundërajrore S-400 "Triumf"; deklaroi drejtori i shërbimit federal për bashkëpunim ushtarako-teknik, Dmitrij Shugaev.

Moskë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Rusia dhe Turqia me siguri do të nënshkruajnë marrëveshje para vitit 2020 për dorëzimin e sistemeve shtesë për mbrojtje kundërajrore S-400 “Triumf”; deklaroi drejtori i shërbimit federal për bashkëpunim ushtarako-teknik, Dmitrij Shugaev.

“Ne punojmë sistematikisht lidhur me këtë çështje. Me rëndësi është që të dyja palët kanë dëshirë për bashkëpunim në këtë fushë”, deklaroi Shugaev për mediat ruse.

Paraprakisht, mundësinë që Ankaraja të blejë sisteme t. reja kundërajrore e konfirmoi zëvendëskryeministri rus Juri Borisov dhe drejtori i “Rosoboroneksport”, Aleksandar Miheev.

Turqia deri më tani ka blerë katër sisteme S-400. “Rosoboroneksport”-i më 23 tetor publikoi se Rusia i ka përmbushur kushtet nga marrëveshja para kohës së paraparë, duke i dorëzuar të gjitha elementet nga sistemi S-400, duke i përfshirë edhe raketat.

Таг
Back to top button
Close
Close