BotëBotë.Portal

Rusia dhe Turqia dakorduan korridor të sigurt me patrullim të përbashkët në Idlib

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin sot në Moskë pas bisedimeve disa orëshe arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës në provincën siriane, Idlib. Dokumentin e lexoi ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.

Moskë, 5 mars 2020 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin sot në Moskë pas bisedimeve disa orëshe arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës në provincën siriane, Idlib.

Dokumentin e lexoi ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.

Moska dhe Ankaraja arritën marrëveshje që të krijojnë korridor të siguritë në provincën Idlib në rajonin e autostradës siriane M4.

“Palët u dakorduan të krijojnë korridor të sigurt gjashtë kilometra në veri dhe gjashtë kilometra në jug të autostradës M4. Parametrat konkrete për funksionimin e korridorit të sigurt do t’i dakordojnë Ministria e Mbrojtjes së Federatës ruse dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë në afat prej shtatë ditëve”, theksohet në kumtesë.

Nga 15 marsi, Rusia dhe Turqia do të fillojnë patrullim të përbashkët përmes autostradës M4 në Siri nga lagjja Tromba deri në fshatin Ain all-Habër.

Rusia dhe Turqia e shprehën gatishmërinë e tyre që të luftojnë me të gjitha dukuritë e terrorizmit.

Luftimet në provincën siriane Idlib është dakorduar të ndërpriten sot në mesnatë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close