Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Rrugë të lagështa në rajonin e Dibrës, rekomandohet vozitje e kujdesshme

Të reshura e dendura të shiut dhe era në zonën e Dibrës, Rekës dhe Zhupës gjatë natës dhe në orët e mëngjesit shkaktuan rrëshqitje të vogla të dheut në rrugët në këtë rajon.

Dibër, 21 maj 2020 (MIA) – Të reshura e dendura të shiut dhe era në zonën e Dibrës, Rekës dhe Zhupës gjatë natës dhe në orët e mëngjesit shkaktuan rrëshqitje të vogla të dheut në rrugët në këtë rajon.

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe rrugës së lagësht, seksioni në Dibër i “Rrugët e Maqedonisë” rekomandon vozitje shumë të kujdesshme, sidomos pas grykës së lumit Radika.

“Ka rrëshqitje më të shpeshta të dheut dhe gurit. Ne punojmë në dy ndërrime dhe ekipet tona janë vazhdimisht në terren në pastrimin e tyre, ndërsa komunikacioni qarkullon pa probleme. Për shkak të mundësisë së rrëshqitjes së dheut, por edhe rrugëev të lagështa, ju rekomandojmë vozitje shumë të kujdesshme dhe respektim të rreptë të shenjave rrugore”, porosit Dear Limanoski, shef i departamentit.

Nën juridiksionin e kësaj pjese janë seksionet Dibër – Zhirovnicë (rruga Dibër – Mavrovë), Dibër – Globoçicë (rruga Dibër – Strugë), rruga për në vendkalimin kufitar “Blato”, dega Ura e Boshkut deri në fshatrat e Rekës së Vogël, si dhe rruga Ura Melniçkë – Qendër Zhupë ose mbi 110 km.

Më të shpeshta janë rrëshqitjet e dheut pranë fshatrave Rajçicë, Kosovrasti dhe Jançe, lokaliteti Ura e Rostushës, pastaj afër manastirit Bigorski dhe lokaliteti “Livadhet e Senes”, në rrugën Dibër – Mavrovë, si dhe lokalitetin “Tre Çezmat” në rrugën për në Strugë, dhe në rrugën Ura Melniçan – Qendër Zhupë.

Shiu është i mirëseardhur për të mbjellat bujqësore, por edhe për rritjen e prurjeve në lumenj, e me këtë edhe në akumulimin “Liqeni i Dibrës”. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close