BotëBotë.Portal

Rritje më e madhe ditore e të infektuarve të rinj në Indi

India ka regjistruar rritjen më të lartë ditore te të infektuarve të rinj me koronavirus, më shumë se 22.000, ndërsa gjithashtu janë konfirmuar edhe 442 vdekje të reja.

Nju-Delhi, 4 korrik 2020 (MIA) – India ka regjistruar rritjen më të lartë ditore te të infektuarve të rinj me koronavirus, më shumë se 22.000, ndërsa gjithashtu janë konfirmuar edhe 442 vdekje të reja.

Numri më i madh i infeksioneve të reja u regjistrua në qendrën financiare të Indisë – qyteti i Mumbai, me gjithsej 6.364 pacientë.

India renditet e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit me 640.000 raste të konfirmuara të infeksionit.

Epidemiologët paralajmërojnë se piku i epidemisë mund të pritet brenda disa javësh apo edhe muajsh, duke vlerësuar se tashmë sistemi shëndetësor i ngarkuar në vend do të gjendet nën presion akoma më të madh. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close