EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rritje e trafikut ajror evropian pas heqjes së masave kufizuese

Gjithnjë e më shumë aeroplanë fluturojnë mbi Evropë pas heqjes së masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri.

Bruksel, 13 korrik 2020 (MIA) – Gjithnjë e më shumë aeroplanë fluturojnë mbi Evropë pas heqjes së masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri.

Javën e kaluar Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit(Eurokontrol) regjistroi 90.549 fluturime, që është vetëm 36.6 për qind e fluturimeve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i Eurokontrol, Emon Brenan sot në Tuiter publikoi se mesatarisht në ditë ka më pak se 13.000 fluturime.

Kjo është për 1.383 më shumë fluturime në krahasim me javën e kaluar.

Linja ajrore me kosto të ulët “Rajner” ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e fluturimeve, e cila kishte mesatarisht 1.045 fluturime në ditë javën e kaluar. ls/shk/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close