EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rritje e madhe e numrit të të sapoinfektuarve me Kovid-19 në Itali, më së shumti që nga fundi i majit

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali sot u rrit  për 38 për qind prejse infeksioni  është konfirmuar te 552 persona.

Romë, 7 gusht 2020 (MIA) – Numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali sot u rrit  për 38 për qind prejse infeksioni është konfirmuar te 552 persona.

Rritje e tillë ditore e rasteve të reja në Itali nuk ka ndodhur që nga fundi i majit.

Një e treta e rasteve të reja janë paraqitur në rajonin Veneto, ku janë testuar 16.500 njerëz.

Guvernatori i këtij rajoni në Italinë verilindore, Luka Zaja, tha se të sapoinfektuarit janë njerëz  të cilët prej më parë janë kthyer  nga pushimet  në Spanjë, Peru, Maltë, Kroaci dhe Greqi.

“Udhëtimet janë rrezik. Secili duhet të vendosë se ku dëshiron  të shkojë në pushim vjetor, por e vërteta është se tani shohim  numër më të madh të pacientëve të cilët janë infektuar  në pushim”, tha ai.

Italia Veriore ishte epiqendra e infeksionit në shkurt dhe atje ishin regjistruar  më shumë të infektuar dhe raste të vdekjes.

Sot kanë vdekur edhe tre persona, ashtu që  numri i tërësishëm i viktimave  nga Kovid-19 në Itali arriti 35.190. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close