BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rritje e lehtë e të infektuarve të rinj me koronavirus në Kinë

Kina dje i denoncoi 30 raste me koronavirus, 19 më shumë se një ditë më parë, kumtuan punonjësit shëndetësorë kinezë, duke theksuar se numri po rritet me transmision lokal, por edhe të rasteve që vijnë nga jashtë.

Pekin, 5 prill 2020 (MIA) – Kina dje i paraqiti 30 raste me koronavirus, 19 më shumë se një ditë më parë, kumtuan punonjësit shëndetësorë kinezë, duke theksuar se numri po rritet me transmision lokal, por edhe të rasteve që vijnë nga jashtë.

Komisioni kombëtar shëndetësor dje kumtoi se 25 raste të reja përfshijnë persona të cilët kanë ardhur nga jashtë, ndërsa pesë raste nga transmetimi lokal janë paraqitur në provincën Guangdong.

Kina i paraqiti gjithsej 81.669 raste të koronavirusit, me ç’rast numri i të vdekurve u rrit në 3.329.

Edhe pse numri i të infektuarve të rinj dukshëm u ul në raport me kulmin e epidemisë në shkurt, Pekini akoma nuk ka arritur tërësisht ta ndal infeksionin e ri edhe krahas masave më rigoroze për parandalimin e Kovid-19.

Rastet e ashtuquajtura “të importuara” si dhe pacientët asimptomatikë – ata të cilët e përhapin virusin por nuk kanë kurrfarë simptomash – janë brengosja zyrtare e Pekinit zyrtar gjatë javëve të fundit.

Kina i mbylli kufijtë për thuajse të gjithë të huaj, por në vend vijnë kinezë të infektuar të cilët kthehen nga jashtë.

Komisioni shëndetësor kumtoi se dje në Kinë janë regjistruar 47 raste asimptomatike në krahasim me 64 një ditë më parë. shk/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close