BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rritet numri i viktimave të koronavirusit

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 25, me mbi 600 raste të konfirmuara të infeksionit

Londër, 23 janar 2020 (MIA) – Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 25, me mbi 600 raste të konfirmuara të infeksionit.

“Skaj njuzi” britanik transmetoi se bëhet fjalë kryesisht për persona mbi 60 vjet dhe se shumica prej tyre tashmë kanë pasur ndonjë sëmundje. Pacientja më e re kishte 48 vjet.

Për shkak të përhapjes së epidemisë, qyteti kinez Vuhan është vënë në karantinë- është ndërprerë komunikacioni ajror, hekurudhor dhe tokësor, ndërsa banorëve u këshillohet të mos udhëtojnë jashtë vendit.

Sot është mbyllur edhe qyteti i dytë në Kinën qendrore për shkak të përpjekjeve të autoriteteve që të parandalohet përhapja e epidemisë së koronavirusit që shpërtheu në Vuhanin fqinj. Stacioni Hekurudhor në Huangtang, ku ka popullatë prej 7,5 milionë dhe është larg 70 kilometra nga Vuhani, do të ndalojë me punë deri në një urdhër të ri të autoriteteve. Nga mesnata të gjitha automjetet do të kontrollohen, ndërsa baret dhe kinematë do të mbyllen, bënë të ditur autoritetet e qytetit. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close