BotëBotë.Portal

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Indonezi

Numri i viktimave në kryeqytetin e Indonezisë është rritur në 53, ndërsa pothuajse 175.000 personat e evakuuar ende nuk janë në mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre, kumtuan sot autoritetet indoneziane.

Xhakartë, 4 janar 2020 (MIA) – Numri i viktimave në kryeqytetin e Indonezisë është rritur në 53, ndërsa pothuajse 175.000 personat e evakuuar ende nuk janë në mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre, kumtuan sot autoritetet indoneziane.

“Numri i viktimave është rritur në 53, ndërsa një person llogaritet i zhdukur”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për lehtësimin e katastrofave, Axhus Vibovo.

Reshjet monsune dhe rritja e nivelit të lumenjtë kanë vërshuar të paktën 182 lagje në Xhakartë dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut në periferi të qytetit. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close