BallkanBallkan.Portal

Rritet numri i viktimave në shpërthimin në fabrikën në Turqi

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën ndërsa 97 prej 186 të punësuarve janë lënduar në shpërthimin e sotëm në fabrikën për piroteknikë në Turqinë Veriore.

Ankara, 3 korrik 2020 (MIA) – Të paktën katër persona e kanë humbur jetën ndërsa 97 prej 186 të punësuarve janë lënduar në shpërthimin e sotëm në fabrikën për piroteknikë në Turqinë Veriore.

Fabrika ndodhet në periferi të qytetit Hendek në provincën Sakarja, deklaroi guvernatori i Çetin, Oktaj Kalldirim për agjencinë e lajmeve Anadolia.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha, i cili shkoi në vendin e fatkeqësisë, tha se 97 të lënduar janë në spital prej të cilëve vetëm njëri është në gjendje kritike.

Autoritetet lokale i kanë bllokuar rrugët drejt fabrikës për shkak të shpërthimeve të vogla që e kanë vështirësuar sigurimin e ndihmës dhe shuarjen e zjarrit pas shpërthimit të parë, shkaku i së cilit nuk dihet akoma.

Zjarri është vënë nën kontroll disa orë më vonë. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close