BotëBotë.Portal

Rritet numri i viktimave civilë në luftimet në Idlib të Sirisë

Të paktën 39 persona humbën jetën në përleshjet midis autoriteteve siriane dhe pjesëtarëve të grupeve kryengritëse dhe të armatosura në provincën veriperëndimore siriane Idlib, bëri të ditur sot Organizata Siriane për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër (SOHR).

Damask, 16 janar 2020 (MIA) – Të paktën 39 persona humbën jetën në përleshjet midis autoriteteve siriane dhe pjesëtarëve të grupeve kryengritëse dhe të armatosura në provincën veriperëndimore siriane Idlib, bëri të ditur sot Organizata Siriane për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër (SOHR).

Autoritetet në Damask e ndërmorën kontrollin mbi dy fshatra  dhe lëvizin në drejtim të qytetit strategjik Maret al Numan, theksohet në kumtesën e organizatës joqeveritare.

Paraprakisht ishte njoftuar se të paktën 15 persona kanë humbur jetën sot në një sulm ajror të forcave qeveritare siriane mbi një treg dhe zonë industriale në Idlib.

Vullnetari i mbrojtjes civile siriane Jahja Abu al-Xhaman deklaroi se 15 persona kanë humbur jetën në sulmin dhe 65 persona janë lënduar, shumica prej tyre janë në gjendje kritike.

Dhuna në Siri ka vazhduar, edhe pse marrëveshja për armëpushim e arritur midis Rusisë dhe Turqisë javën e kaluar, hyri në fuqi. Moska dhe Ankaraja janë ndërmjetësues që mbështesin palë të kundërta në konflikt.

Rusia është aleati kryesor i presidentit sirian Bashar Asad në luftën qytetare siriane, derisa Turqia fuqimisht mbështet disa nga grupet kryengritëse.

Idlibi kontrollohet nga kryengritësit, duke e përfshirë edhe grupet opozitare të mbështetura nga Turqia dhe ekstremistët e Al-Kaedës, më të fuqishëm në zonën me tre milionë civilë.

KB bënë të ditur se të paktën 300.000 njerëz janë zhvendosur për shkak të dhunës në zonën në dhjetor.

Më shumë se 400.000 persona janë vrarë në luftën qytetare siriane, që filloi në mars të vitit 2011.

Таг
Back to top button
Close
Close