0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Rritet numri i të infektuarve të rinj, vaksinat kundër gripit pjesë e strategjisë për përballje me Kovid-19

Dyqind 200 raste të reja me KOVID-19, 15 të shëruar dhe katër të vdekur, është bilanci i regjistruar dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 9 gusht 2020 (MIA) – Dyqind 200 raste të reja me KOVID-19, 15 të shëruar dhe katër të vdekur, është bilanci i regjistruar dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave, pas Shkupit, numri më i madh i personave të infektuar të rinj është në Shtip, Kumanovë, Gostivar, Tetovë dhe Veles.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, njoftoi një rritje të numrit të vaksinave të gripit sezonal falas, si pjesë e strategjisë për përballjen e KOVID-19, dhe tha se po merren hapa për të forcuar kapacitetin spitalor, për testime të shpejta, si dhe për të rritur stafin mjekësor në pritje të valës së re të mundshme të koronës këtë vjeshtë.

Klinika e Sëmundjeve Infektive, nga ana tjetër, do të “forcohet” këtë muaj me përvojë suedeze për kujdesin ndaj pacientëve të sëmurë me KOVID-19

Sipas tij, vazhdon ndërtimi i spitaleve modulare në 16 komuna në të gjithë vendin dhe aktualisht nuk ka mungesë specialistësh, megjithëse mjekët tashmë kanë filluar përdorimin e pushimeve.

“Fillimisht i përgatisim 16 ‘Kovid qendra’ sipas shembullit të spitalit modular afër klinikës infektive që të rritet numri i shtretërve spitalor në të gjithë spitalet në shtet. Dhe në tërësi të veçohen këto pacientë me Kovid. Në të gjitha këto 16 Kovid qendrat të ketë edhe diagnostikim të shpejtë. Që të dihet menjëherë pas pranimit nëse pacienti është bartës ose jo i virusit. Që të duhet në çfarë drejtimi të ecet”, theksoi Filipçe.

Tekniku mjekësor nga Suedia, Hans Jorgen Mihael Selberg i cili ka arrit në vendin tonë më 4 gusht përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile do të ndihmojë kolegët e tij në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë kujdesit të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19. Ai do të qëndrojë në Klinikë për një muaj për të ndarë përvojat e tij.

Në Klinikën Infektive, siç tregon anketa e djeshme e fundit, janë pranuar 4 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 80 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 37, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 14 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë me virus, si dhe 3 pacientë të dyshuar në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 74 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë 5 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 46 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 123 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.754, numri i pacientëve të shëruar është 7.622, i të vdekurve është 523, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.609. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close