0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Rritet numri i të infektuarve me Kovid-19, vendosje e mundshme e karantinës në disa komuna

Numri i personave të infektuar me Kovid-19 u rrit ndjeshëm dje. Janë regjistruar 89 raste të reja të infeksionit me koronavirus, shumica prej tyre nga Shkupi-35. Dje në Shtip kishte një numër të madh të të infektuarve, ku ishin regjistruar 27 raste të reja, në Kumanovë 12, në Prilep një, në Tetovë shtatë, në Gostivar, Strumica dhe Sveti Nikollë nga një dhe në Koçan katër raste.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Numri i personave të infektuar me Kovid-19 u rrit ndjeshëm dje. Janë regjistruar 89 raste të reja të infeksionit me koronavirus, shumica prej tyre nga Shkupi-35. Dje në Shtip kishte një numër të madh të të infektuarve, ku ishin regjistruar 27 raste të reja, në Kumanovë 12, në Prilep një, në Tetovë shtatë, në Gostivar, Strumica dhe Sveti Nikollë nga një dhe në Koçan katër raste.

Në SPQ “8 Shtatori” vdiqën gjashtë persona,  dy nga Shkupi të moshës prej 83 dhe 80 vjet, dy nga Kumanova të moshës prej 73 dhe 66 vjet, një pacient  nga Struga i moshës 44 vjeçare dhe një nga Tetova i moshës 65 vjeç. Në Klinikën për Sëmundje Infektive  dhe Gjendje Febrile vdiq një pacient nga Tetova i moshës  54 vjeçare.

Instituti për Shëndet Publik dje ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Pacientët e shëruar janë regjistruar në Shkup dy, në Prilep 12 dhe në Veles tre.

Sipas Filipçes, lidhur me klasterët, rreth 70 për qind e të gjithë rasteve të reja janë prej klasterëve tashmë të njohur para se gjithash komunat Çair dhe Saraj, ku intensivisht punohet gjatë ditëve të fundit.

Një nga problemet kryesore me të cilat ata përballen, tha ministri Filipçe, është bashkëpunimi i dobët me disa qytetarë, refuzimi për t’u testuar, të paraqiten në spital edhe kur ato kanë simptoma dhe, siç tha ai, shumë shpesh bëjnë fqinjët e tyre. Ai apeloi që të gjithë duhet të zbatojnë rekomandimet dhe të sigurojnë informacione të plota dhe të vërteta për autoritetet.

Megjithatë, dje është biseduar për vendosjen eventuale të masave kufizuese, por qëndrimi i përbashkët ishte se do të priten të dhënat nga dy apo tre ditët e ardhshme dhe pastaj do të merret vendim. Shtoi se si masa shtesë restriktive vlerësohen kufizimet e lëvizjes në kuptim të karantinës për pjesë të caktuara ku ka numër të madh të pacientëve të diagonstikuarve dhe vendosjen e orës policore edhe atë lokale.

Që nga dita e djeshme, një numër i zyrtarëve të shtetit dhe partiakë janë në vetizolim, ndërsa ka edhe pozitiv për Kovid-19. Përveç nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zeqiri, pozitive në testin për koronavirus është edhe drejtoresha e Zyrës së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska.

Kryeministri, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se testi që i është bërë për koronavirus është negativ, por se mbetet në izolim shtëpiak derisa t’i marrë rekomandimet nga epidemiologët.

Në vetizolim është edhe zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Mila Carovska, mnistri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryeministrit Marjan Zabrçanec, pas takimit me Zeqirin. Përveç tyre, kryetarët e komunave të Çairit dhe Butelit njoftuan dje se janë në vetizolim.

Në vetizolim është edhe drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muarremi, i cili kishte kontakt me Zeqirin dhe drejtori i “Gazetës Zyrtare”, Martin Kostovski, i cili ishte në kontakt me Llukarevskën.

Numri i përgjithshëm i Kovid-19 i diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2315, numri i pacientëve të shëruar është 1569, numri i vdekjeve është 140 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 606.

Në kuadër të skriningut në kopshte dhe institucione gerontologjike, që filloi më 13 maj, deri më tani janë kryer 4,035 testime, dhe gjithsej nëntë teste pozitive janë konfirmuar nga Kovid-19.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 30.302 testime me Kovid -19. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close