BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Greqi

Nga dita në ditë rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Greqi, ndërsa sot Organizata kombëtare për shëndet publik  kumtoi për 124 të saposëmurë, prej të cilëve 15 janë nga testet e bëra në pikat hyrëse në shtet, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 5 gusht 2020 (MIA) – Nga dita në ditë rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Greqi, ndërsa sot Organizata kombëtare për shëndet publik  kumtoi për 124 të saposëmurë, prej të cilëve 15 janë nga testet e bëra në pikat hyrëse në shtet, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave greke, numri  më i madh i rasteve të reja  janë në Selanik dhe Athinë,  nga 22 persona të sëmurë, në Evros ka 18 – të gjithë  janë nga një dasëm e mbajtur, ndërsa në Larisa të infektuar janë gjashtë mjekë  nga dy spitale.

Sot ishte  kumtuar  edhe një rast i vdekjes  me çka numri i të vdekurve u rrit në 210 persona,  ndërsa nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 4.973 raste të koronavirusit.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, duke folur në mëngjes në mbledhjen përmes video konferencës me  ministritë kompetente dhe epidemiologët për Kovid-19 tha se “numri i rritur i rasteve i detyrohet  zbutjes së masave në brendësinë e vendit  në lidhje me masat  gjatë korrikut”, dhe u porositi  qytetarëve të mbajnë maska  në hapësira të mbyllura dhe jashtë nëse ka rrëmujë,  pore dhe  të mos u besojnë teorive të komplotit.

“Maska duhet të bëhet menjëherë shoqëruesi ynë i përhershëm, siç janë çelësat, syzat, celulari ynë. I shmangim tubimet masive dhe argëtimin në vende  me shumë njerëz. Dhe gjithsesi, i hedhim poshtë  teoritë e komplotit të cilat  bëjnë thirrje në disiplinë në lidhje me masat që janë rekomanduar, jo nga shteti, por nga shkencëtarët profesional, me qëllim që të mbrohet shëndeti publik i të gjithëve”, tha Micotakis. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close