Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Rritet niveli i ujit në rezervuarët Likovë dhe Glazhnja

Reshjet e borës dhe shiut në rajonin e Likovës kanë rritur sasinë e ujit në rezervuaret Likovë dhe Glazhnjë, njoftuan sot kompetentët nga ekonomia e ujit "Fusha Kumanovë-Likovë". Aktualisht, sipas matjeve të fundit, ekzistojnë rreth 13 milionë metra kub ujë në të dy rezervuaret.

Kumanovë, 1 prill 2020 (MIA) – Reshjet e borës dhe shiut në rajonin e Likovës kanë rritur sasinë e ujit në rezervuaret Likovë dhe Glazhnjë, njoftuan sot kompetentët nga ekonomia e ujit “Fusha Kumanovë-Likovë”. Aktualisht, sipas matjeve të fundit, ekzistojnë rreth 13 milionë metra kub ujë në të dy rezervuaret.

“Në periudhat e fundit kemi pasur reshje më të mëdha shiu dhe borës që ka çuar në rritje të niveleve të digave të Glazhnjës dhe Likovës. Gjendja aktuale e ujit është 13.000.000, ndërsa kapaciteti i lirë është 9.000.000 milionë metër kubë. Gëzon fakti që nivelet e ujit të lumenjve Domanoc dhe Goshincë, respektivisht furnizimi me ujë në diga, është rritur. Ne presim ta fillojmë sezonin më 15 maj me minimum 15.000.000 metra kub ujë”, deklaroi drejtori i filialit, Oliver Ilievski.

Përndryshe, kapaciteti i përgjithshëm i dy digave është 24 milionë metra kub ujë. Në janar, sipas të dhënave të kompanisë, kishte rreth shtatë milionë metra kub ujë për shkak të mungesës së reshjeve. Më vonë në muajin shkurt filloi rritje e vogël e sasisë së ujit për shkak të shkrirjes së borës. Dhe reshjet e sotshme të borës do të rrisin në mënyrë të volitshme sasinë e ujit në të dy rezervuarët. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close