0_Maqedoni.PortalShoqëri

Rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe Dojranit

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe të Dojranit është për një centimetër më i lartë se dje, ndërsa niveli i Liqenit të Prespës është i pandryshueshëm në krahasim me dje, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Shërbimi hidrometeorologjik. 

 Shkup, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe të Dojranit është për një centimetër më i lartë se dje, ndërsa niveli i Liqenit të Prespës është i pandryshueshëm në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Shërbimi hidrometeorologjik.

Në Liqenin e Dojranit niveli i ujit është për 2,74 metra më i lartë se i zakonshmi për dhjetor, ndërsa në dy liqenet tjera natyrale është më i ulët se mesatarja.

Nivel më të lartë të ujit se mesatarja ka edhe Vardari në pikat matëse në Jegunovcë, Shkup dhe Demir Kapi, ndërsa në Veles është më i ulët. Në lumenjtë e tjerë të vendit niveli është më i ulët se mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj edhe pse në shumë pjesë të tyre ka një rritje të vogël krahasuar me dje. ls/ab/

 

Back to top button
Close
Close