EvropëEvropë.Portal

Rreth 70 emigrantë tentuan ta kalojnë bregun italian duke notuar

Rreth 70 emigrantë sot kanë kërcyer në det nga anija spanjolle e shpëtimit "Duar të hapura", në tentim për të notuar deri në portin e afërt italian Palermo.

Romë, 17 shtator 2020 (MIA) – Rreth 70 emigrantë sot kanë kërcyer në det nga anija spanjolle e shpëtimit “Duar të hapura”, në tentim për të notuar deri në portin e afërt italian Palermo.

Emigrantët të cilët kanë kërcyer në det janë pjesë e grupit të rreth 270 emigrantëve të cilët i ka gjetur roja bregdetare dhe policia italiane.

Emigrantët ishin ndarë në tre anije të shpëtimit mes 8 dhe 10 shtatorit, ndërsa ekuipazhi ende pret instruksione ku do të ishin sistemuar.

Roja bregdetare italiane ka transferuar dy gra shtatzëna dhe bashkëshorten e njërës prej tyre në tokë me qëllim që t’u sigurojnë mbrojtje mjekëspore,

Gjatë pandemisë së koronavirusit, autoritetet italiane ndaluan që anijet e shpëtimit të ndalojnë në portet italiane. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close