0_Web_Ballina - SllajderBotëBotë.Portal

Rreth 300 milionë nxënës nuk shkojnë në shkollë për shkak të virusit Kovid-19, UNESKO konvokoi takim urgjent të ministrave të arsimit

Pothuajse 300 milionë nxënës në botë nuk shkojnë në shkollë, ndërsa Italia është e fundit në një sërë vendesh të cilat i mbyllin shkollat me qëllim që ta ndalojnë përhapjen e koronavirusit të ri.

Paris, 5 mars 2020 (MIA) – Pothuajse 300 milionë nxënës në botë nuk shkojnë në shkollë, ndërsa Italia është e fundit në një sërë vendesh të cilat i mbyllin shkollat me qëllim që ta ndalojnë përhapjen e koronavirusit të ri.

Italia, e cila është vatra e parë e virusit Kovid-19 në Evropë, sot i mbylli të gjitha shkollat dhe universitetit deri më 15 mars.

Në Korenë e Jugut, vatra e dytë më e madhe pas Kinës, shkollat dhe kopshtet do të jenë të mbyllura edhe për tre javë.

Në Iran gjithashtu mbyllen shkollat, anulohen ngjarjet kulturore dhe sportive, ndërsa orari i punës në administratën shtetërore është shkurtuar.

Gjithsej 13 vende për shkak të epidemisë duhej të mbyllen, që goditi 290 milionë nxënës nëpër botë, bëri të ditur UNESKO duke theksuar se bëhet fjalë për “deri më tani numra të paparë”.

UNESKO theksoi se punon me qëllim që urgjentisht të reagohet në virusin Kovid-19, “krizë e madhe shëndetësore që tani e prek të gjithë planetin”.  Organizata do të  vazhdojë ta ndjekë madhësinë, vëllimin dhe përhapjen gjeografike të mbylljes së shkollave dhe është e gatshme t’u japë mbështetje shteteve për miratimin e masave inkluzive përkatëse.

Organizata bëri të ditur se më 10 mars do të mbajë takim urgjent të ministrave të arsimit që të bisedohet për përgjigje dhe strategji për mbajtje t vazhdimësisë së mësimit dhe të sigurohet inkluzion dhe barazi. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close