0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Rreth 160 udhëtarë kanë dalë nga shteti përmes Deve Bairit nga mëngjesi

Kthehet frekuenca e udhëtarëve në vendkalimin kufitar me Republikën e Bullgarisë fqinje, Deve Bair, afër Kriva Pallankës. Nga mesnata përmes Deve Bairit në shtet kanë hyrë 140 udhëtarë, ndërsa kanë dalë 160, informojnë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare - Qendra Rajonale Lindje afër Deve Bairit. 

Kriva Pallankë, 28 korrik 2020 (MIA) – Kthehet frekuenca e udhëtarëve në vendkalimin kufitar me Republikën e Bullgarisë fqinje, Deve Bair, afër Kriva Pallankës. Nga mesnata përmes Deve Bairit në shtet kanë hyrë 140 udhëtarë, ndërsa kanë dalë 160, informojnë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare – Qendra Rajonale Lindje afër Deve Bairit.

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë në Bullgari, masat pjesërisht janë lehtësuar në Bullgarinë fqinje, me kusht të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare – Qendra Rajonale Lindje afër Deve Bairit theksuan se frekuenca e udhëtarëve është pak më e madhe, numri i të gjithëve që deri më tani e kanë kaluar kontrollin kufitar është gjithsej treqind, edhe të huaj edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Trafiku i mallrave gjatë gjithë pandemisë me Kovid-19 po zhvillohet regullisht. id/ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close