BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rreth 1.300 civilë janë vrarë gjatë tetë muajve të fundit në konflikte në RD të Kongos

Gjatë tetë muajve të fundit në konfliktet në RD të Kongos janë vrarë rreth 1.300 civilë, kumtoi sot KB, duke paralajmëruar se disa incidente mund të paraqesin edhe "krim kundër njerëzimit".

Kinshasa , 5 qershor 2020 (MIA) – Gjatë tetë muajve të fundit në konfliktet në RD të Kongos janë vrarë rreth 1.300 civilë, kumtoi sot KB, duke paralajmëruar se disa incidente mund të paraqesin edhe “krim kundër njerëzimit”.

“Jam i tmerruar nga rritja e sulmeve brutale ndaj civilëve të pafajshëm nga grupet e armatosura dhe nga reagimi i forcave ushtarake dhe të sigurisë, të cilët gjithashtu kanë kryer krime të rënda, përfshirë vrasje dhe dhunë seksuale,” deklaroi shefja e KB-së për të drejtat e njeriut, Mishael Baçelet.

“Karakteri i gjeneralizuar dhe sistematik i disave nga sulmet kundër civilëve në Ituri dhe Kivun Veriore mund të konsiderohen krime kundër njerëzimit dhe krimit ushtarak”, tha ai.

Mbetet e qartë se për këtë periudhë të kaluar tetëmujore, mbi gjysmë milionë persona e kanë braktisur Kivun nga frika për jetën e tyre. sn/

Back to top button
Close
Close