0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Rrënjët indiane të Kamalla Haris dhe pse janë ato të rëndësishme

Përveç asaj që është gruaja e parë me ngjyrë në fletëvotim, Kamala Haris gjithashtu është indianja e parë amerikane. Nëna e saj Shjamala Gopallan ka lindur në Çenai dhe ka emigruar në SHBA për programin e saj të doktoraturës në Universitetin Berkli. Si edhe Barak Obama, trashëgimi nga raca e përzier i mundësoi Haris të lidhet përmes identiteteve dhe të vijë deri në më shumë publik dhe blloqe të votimit.

14 gusht 2020

Si-En-En Atlanta

Përveç asaj që është gruaja e parë me ngjyrë në fletëvotim, Kamala Haris gjithashtu është indianja e parë amerikane. Nëna e saj Shjamala Gopallan ka lindur në Çenai dhe ka emigruar në SHBA për programin e saj të doktoraturës në Universitetin Berkli. Si edhe Barak Obama, trashëgimi nga raca e përzier i mundësoi Haris të lidhet përmes identiteteve dhe të vijë deri në më shumë publik dhe blloqe të votimit.

Që të kuptohet çka do të thotë paralajmërimi se Haris do të jetë kandidate për presidente të SHBA-së për këtë komunitet, u drejtuam në burimin i cili më së shumti kuptohet tek amerikanët indianë dhe politika: Aziz Hanifa. Ai ishte redaktor ekzekutiv dhe korrespondent i përgjithshëm politik dhe diplomatik i “India abroud” (India Abroad) që u mbyll vetëm para disa muajve pas 50 vjet publikim për shkak të vendosjes së shtrëngimeve për marketing dhe epideminë e Kovid-19.

Ai na çoi në datën 26 gusht të vitit 2009 dhe intervistën e tij me Haris.

Shkrimi e thekson rolin e identitetit të saj indian, i cili me siguris sërish do të dalë në sipërfaqe në muajt në vijim. Ngritja e Harisit si vajza e emigrantëve – njëri nga Jamajka, tjetri nga India – jem një alternativë të fuqishme të retorikës antiemigrante dhe politikës së presidentit Donald Tramp.

Hanifa: Çfarë ju nguliti nëna juaj, sa i përket kulturës dhe trashëgimisë?

Haris: Nëna ime ishte shumë krenare me trashëgiminë e saj indiane dhe na ka mësuar mua dhe motrën time Maja të ndajmë krenari për kulturën tonë. Më parë jemi kthyer në Indi disa herë në vit. Një ndër njerëzit më me ndikim në jetën time, përveç nënës time, ishte edhe gjyshi im P.V. Gopalan, i cili në të vërtetë ka funksion në Indi, të ngjashëm me pozitën e sekretarit shtetëror në këtë vend. Gjyshi im ishte një prej luftëtarëve origjinalë për pavarësinë e Indisë, ndërsa disa nga kujtimet e mia më të bukura nga fëmijëria janë shëtitjet nëpër plazh me të pasi u pensionua dhe jetoi në Besant Nagar, i cili atëherë quhej Madras.

Ai çdo mëngjes shëtitej nëpër plazh me miqtë e tij, të cilët të gjithë ishin funksionarë të pensionuar qeveritarë dhe bisedonin për politikë, për atë si duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe për drejtësinë. Ata qeshnin, shkëmbenin  mendime dhe debatonin, ndërsa ato bisedime madje edhe më shumë se procedurat e tyre, patën shumë ndikim të fuqishëm ndaj meje lidhur me mësimin që të jem e përgjegjshme, të jem e sinqertë dhe të jem personalitet me integritet. Kur mendojmë për këtë, India është demokracia më e vjetër në botë – ashtu që kjo është pjesë e prapavisë timë dhe pa dyshim ka pasur ndikim të madh në atë që e bëj dhe kush jam sot.

Hanifa:  A është e saktë atëherë të thuhet se rrënjët e aktivizmit tuaj për të drejtat qytetare kanë filluar me ato shëtitje në plazh me gjyshin tuaj, njëjtë sa edhe në përfshirjen e prindërve tuaj në lëvizjen për të drejtat qytetare në SHBA gjatë ditëve tuaja studentore në Universitetin në Kaliforni?

Haris: Me rëndësi është të thuhet se njëri nuk e përjashton tjetrin dhe nuk ndjej nevojë ta bëjë këtë. Ato janë me peshë të barabartë lidhur me atë kush jam unë dhe ndikimi që ata e kishin ndaj meje derisa jam rritur. Gjyshi dhe gjyshja ime tërë kohën na përkujtuan në Berkli. Gjyshi dhe gjyshja ime janë kënaqur në kohën që e kanë kaluar me njërëzit, nga të gjitha sferat e jetës, të cilët janë përfshirë në lëvizjen për të drejtat qytetare. Besoj se një prej përfitimeve nga udhëtimi nëpër botë dhe njohja e kulturave të ndryshme është ajo që me të vërtetë qartë e kuptoni dhe shihni se njerëzit, kushdo që të jenë, në cilën do gjuhë që flasin, kanë shumë shumë gjëra të përbashkëta sesa që kanë dallime mes vete.

Hanifa: Disa politikanë indianë-amerikanë si Bobi Xhindall, pas fitores në zgjedhje, në të cilat kërkuan dhe morën mbështetje nga komuniteti, tentuan të distancohen nga trashëgimia e tyre indiane-amerikane. Cili është qëndrimi juaj për atë që do të thotë faktor i përkatësisë etnike?

Haris: Unë jam krenare në atë që jam, krenare jam në ndikimin të cilin familja ime e ka pasur në jetën time, komunitetin që e kishte në mua dhe ngjashmërinë e ndikimit të cilin e mora nga mentorët, kolegët dhe miqtë e mi. Njëra nuk e përjashton tjetrën – besoj se kjo është poenta e cila është esenciale. Duhet të ndalojmë t’i shikojmë problemet dhe njerëzit nga vitrina sikur të jemi njëdimensionaë. Në vend të kësaj, duhet të shikojmë se shumica e njerëzve ekzistojnë përmes prizmit dhe ata janë përmbledhje e shumë faktorëve – kjo vlen për të gjithë dhe ky është realitet

Таг
Back to top button
Close
Close