0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Roxhers: Pas ristartimit të kampionait, Lester luan dobët

Trajneri i Lester, Brendan Roxhers konsideron se lojtarët e tij po luajnë dobët pas ristartimit të sezonit të Premier ligës. Lester humbi mbrëmë nga Bornmuth me 4:1 dhe e rrezikoi plasmanin në Ligën e kampionëve.

Lester, 13 korrik 2020 (MIA) – Trajneri i Lester, Brendan Roxhers konsideron se lojtarët e tij po luajnë dobët pas ristartimit të sezonit të Premier ligës. Lester humbi mbrëmë nga Bornmuth me 4:1 dhe e rrezikoi plasmanin në Ligën e kampionëve.

“Nuk e kam pritur këtë, por ne nuk ishim aq mirë sa të ndjeheshim shumë rehat. U dhamë atyre shumë shanse dhe jam shumë i zhgënjyer me mënyrën se si luajtëm në mbrojtje. Ne jemi një ekip i fortë inteligjent dhe nuk lëshojmë shumë gola. Gjithmonë kam thënë që duam të përfundojmë në katër vendet e para, por për këtë duhet shumë më tepër sesa një paraqitje e këtillë. Pas rifillimit, luajmë keq dhe mund të mos e përfundojmë sezonin ku meritojmë të jemi”, tha Roxhers.

Në tre xhirot deri në fund të sezonit në Premier ligë, Lester është në vendin e 4-të me 59 pikë, një pikë më shumë se Mançester Junajted, i cili ka një ndeshje më pak. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close