0_Sport,PortalFutboll

Roma në verë me siguri do ta angazhojë Diego Kostan

Diego Kosta në afatin kalimtar të verës do të mund të largohet nga Atletiko Madrid dhe të bëhet anëtar i Romës.

Madrid, 30 mars 2020 (MIA) – Diego Kosta në afatin kalimtar të verës do të mund të largohet nga Atletiko Madrid dhe të bëhet anëtar i Romës.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” publikoi për interesin e fuqishëm të romakëve për sulmuesin e “Furisë së Kuqe”.

Marrëveshja e tij me “Jorganxhinjtë” është deri më vitin 2021, por nuk është i interesuar ta vazhdojë për shkak të pakënaqësisë nga minutat që i merr te Diego Simenone. Në rrjedhën e deritanishme të sezonit ka mbërritur vetëm dy gola dhe është i vendosur në qëllimin të ndryshojë mjedisin, pasi ka kuptuar se nuk është opsioni i parë për sulmin.

Roma, megjithatë, një kohë më të gjatë dëshiron të angazhojë sulmues për mbështetje të Edin Xhekos, ndërsa nëse arrin sukses në qëllimin, sigurisht se do të ketë një ndër sulmuesit më të mirë në Serinë A në sezonin e ardhshëm. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close